
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Çukas të Lushnjës, ku dy gra kanë humbur jetën. Viktimat ishin motra me njëra tjetrën dhe janë identifikuar si Mirela Hasko 50 vjeçe dhe Florije xhepa, 53 vjeçe. Makina me të cilën ato po qarkullonin doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal me ujë.
"Rreth orës 19:00, jemi njoftuar se në një kanal me ujë, në aksin rrugor rural “Delisufaj-Çukas”, kishte rënë një automjet. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses, ku kanë konstatuar brenda automjetit dy shtetase të pajeta, konkretisht shtetasen F. Xh., 53 vjeçe, banuese në fshatin Çermë, drejtuese e automjetit, si dhe motrën e saj, shtetasen M. H., 50 vjeçe, banuese në fshatin Delisufaj, e cila ishte pasagjere në automjet", thuhet në njoftimin e policisë.
(A2 Televizion)