Aksident i rëndë në Maliq, humb jetën një person

Nga A2 CNN
9 Janar 2025, 07:07 | Kronikë

Aksident i rëndë në Maliq, humb jetën një person

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e kaluar në aksin Korçë-Pogradec, pranë Maliqit.

Sipas të dhënave, automjeti tip "BMË", me drejtues shtetasin Aurel Çipi është përplasur me automjetin tip "Audi" me drejtues shtetasin K. L.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit tip "BMË", Aurel Cipi dhe ka  ngelur i dëmtuar drejtuesi i automjetit tip "Audi" shtetasi K. L., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos