Pëson arrest kardiak në timon dhe përplaset me 2 makina, humb jetën 45-vjeçari

Nga A2 CNN
8 Janar 2025, 21:53 | Kronikë

Pëson arrest kardiak në timon dhe përplaset me 2 makina, humb

Një 45 vjeçar ka humbur jetën në Shkodër, si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ka përmasa edhe më tragjike, pasi 45-vjeçari dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, përpara se makina e tij të dilte jashtë kontrollit dhe të përplasej me dy automjete të parkuara.

“Rreth orës 20:20, në lagjen ‘Naim Gjylbegu’ shtetasi A. Ç., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke u përplasur me 2 automjete të parkuara. Shtetasi A. Ç., ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër”, informon policia.

Sakaq në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos