Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar këtë mesnatë në aksin rrugor Korçë - Maliq, në afërsi të fshatit Vlocisht.
Nga aksidenti ka humbur jetën një i ri, ndërsa ka mbetur i plagosur një tjetër person.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se në mjetin tip "Benz" ku udhëtonte i vetëm viktima ka dalë nga një rrugë rurale drejt aksit kryesor kur është goditur nga mbrapa nga mjeti tip "Audi".
Për shkak të goditjes shumë të fortë, mjeti tip "Benz" ka përfunduar në kanal në anë të rrugës thuajse i përgjysmuar, aty ku ka gjetur vdekjen i riu nga Korça.
I plagosur rëndë ka mbetur edhe një pasagjer i mjetit tip "Audi" i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po bën këqyrjen e vendit të ngjarjes. (A2 Televizion)