
Një zjarr i madh ka përfshirë kullotat në zonën e Urës së Kardhiqit në Gjirokastër, duke vënë në alarm banorët e zonës.
Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Situata paraqitet shqetësuese, pasi zjarri po përhapet në shkurre dhe kallamishte, ndërsa flakët janë afruar pranë banesave dhe disa magazinave.
Për shkak të afërsisë me zonën e banuar, ekziston rreziku i përhapjes së zjarrit drejt banesave dhe objekteve përreth. (A2 Televizion)