
Një aksident ka ndodhur në Rrugën e Arbrit, ku një automjet është përplasur me një kamion.
Si pasojë e përplasjes tre persona kanë mbetur të plagosur, dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer, raporton A2CNN.
"Në rrugën e Arbërit, kamioni me drejtues shtetasin Xh. H., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. D. Si pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjer, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën", thuhet në njoftimin e policisë.
(A2 Televizion)