
Prezencë uji është evidentuar edhe në Komisariatin e Himarës, raporton A2 CNN. Më konkretisht janë përfshirë nga uji oborri dhe katet e para.
Aktualisht po punohet me disa pompa për largimin e ujit nga ambientet e komisariatit, me qëllim normalizimin sa më shpejt të situatës.
Si rrjedhojë e reshjeve të dendura të shiut më herët u përmbyt një pjesë e shëtitores Spile në Himarë, ku kanali kullues nuk i përballoi dot prurjet e larta, të ardhura nga pjesa kordinore. (A2 Televizion)