Të paktën 31 persona u vranë dhe rreth 170 të tjerë u plagosën në një sulm kamikaz gjatë faljes së të premtes në një xhami shiite në kryeqytetin pakistanez Islamabad. Imazhe nga vendi i ngjarjes treguan trupa të gjakosur të shtrirë në tapetin e dyshemesë të xhamisë, të rrethuar nga xhama të thyer dhe besimtarë të përfshirë nga paniku, përcjell A2 CNN. Ndërkohë disa persona të tjerë të plagosur u panë të shtrirë jashtë xhamisë.
Bombardimet janë të rralla në kryeqytetin e blinduar nga forcat e sigurisë edhe pse Pakistani është goditur nga një valë në rritje e militantizmit vitet e fundit. Sipas dy zyrtarëve të policisë, agresori ishte ndalur në hyrje të xhamisë para se të shpërthente eksplozivi në trup.
Shiitët që janë pakicë me shtetin me shumicë sunite prej 241 milionë banorësh janë vënë në shënjestër të dhunës sektare edhe në të kaluarën përfshirë nga grupi i militantëve islamik Tehrek e Taliban që i konsiderojnë ata si heretik. (A2 Televizion)