Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në Vaun e Dejës.
A2 CNN ka mësuar se dy persona kanë ndërruar jetë, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë. Bëhet e ditur se viktimat janë Ndue Prenga dhe Ndrekë Prenga, xhaxha dhe nip.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin Mjedë – Kryebushat. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
A2 CNN ka mësuar se dy personat ishin duke ecur në anë të rrugës kur një makinë tip Benz ka humbur kontrollin dhe i ka përplasur për vdekje. (A2 Televizion)