Mbrëmja e datës 2 janar ka tronditur banorë të Beratit dhe Shkodrës nga breshëritë e plumbave.
Në Berat në lagjen “Donika Kastrioti” dy persona të identifikuar tashmë nga policia kanë si vëllezërit Maloku kanë qëlluar ndaj dy personave të tjerë, të cilët fatmirësisht i kanë shpëtuar plumbave duke ikur me vrap në brendësi të lagjes.
Sipas të dhënave paraprake vëllezërit Maloku me dy personat që ishin shënjestra të kësaj ngjarje kanë patur mosmarrëveshje që mendohet se kanë filluar në shtetin grek.
Ndërkohë policia ka nisur kërkimin për gjetjen e vëllezërve Maloku. Sakaq po mbrëmjen e 2 janarit në lagjen “Rus” në Shkodër janë dëgjuar sërish krismat e armëve.
Kësaj radhe plumbat u drejtuan ndaj një mjeti që kishte kohë që qëndronte i parkuar. Autori i kësaj ngjarje ka qenë një person që lëvizte me motor. Ndërsa sipas policisë mjeti i parkuar që ishte shënjestra e të shtënave i përket një shtetasi që aktualisht ndodhet në burg i dënuar për dhunë në familje.
Edhe në këtë ngjarja policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. (A2 Televizion)