Një aksident i shumfishtë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në unazën “Skënderbeu” në Fier. Katër automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Dy prej tyre kanë qenë në lëvizje ndërsa dy të tjerat ishin të parkuara.
Për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale kurse drejtuesit e mjeteve kanë marrë lëndime të lehta. Ndërkohë, po punohet për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes. (A2 Televizion)