Si u fut arma? Ish-drejtori i burgut të Peqinit: Është thyer një element sigurie; Gazetari: Mund të ketë bashkëpunim me policinë

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2023, 20:35 | Kronikë

Vrasja e Arben Lleshit në burgun e sigurisë së lartë në Peqin nga i dënuari përjetë Sokol Mjacaj ka tronditur opinionin publik. Pikëpyetje të shumta janë ngritur mbi mënyrën sesi është futur arma në këtë institucion. Në studion e Ditarit në A2CNN ish-drejtori i burgut të Peqinit, Faik Basha, tha se është thyer një element sigurie, duke përjashtuar bashkëpunimin e autorit me gardianët.

Një nga elementët e sigurisë është mungesa e stafit, do shohim elementi që është thyer. Se janë disa elementë sigurie, një nga këto është thyer që është futur arma. Vigjilenca nga jashtë. Ekziston mundësia e ndihmës përmes dronit. Burgjet tona duhet të kenë pajisje që bëjnë të mundur kapjen e dronëve dhe rruga e dytë është e bashkëpunimit me familjarëve me trupën dhe në këtë nivel trupa e policisë do të ishte e habitshme dhe nuk besoj se rrezikon së pari jetën e tij”.

Por gazetari i A2 CNN Julian Kasapi nuk e përjashton mundësinë e bashkëpunimit me policinë brenda burgut.

Në kartolina të viti të ri futeshin thika apo sende të paligjshme dhe përgjatë viteve ka evoluar mënyra si u futen këto sende, pse jo nëpërmjet dronit. Unë jam i prirur të mendoj se mund të ketë bashkëpunim brenda burgut, bëhen palë për shkak të pagës se gardianët çdo ditë e më shumë po bien pre e korrupsionit për të futur drogë apo celularëve brenda burgjeve shqiptare. Nuk përjashtoj pjesën e bashkëpunimit për shkak të pagës së tyre të pamjaftueshme. Tentativat vijnë edhe nëpërmjet ajrimit. Nëse ke një celular brenda burgut koordinimi është shumë e thjeshtë”.

Përveç, pagës ish-shefi i sigurisë rendit edhe mungesën e punonjësve të policisë në burgje të cilët punojnë në mënyrë rraskapitëse.

Është vërtet e rëndë gjetja e një arme në burgun e sigurisë së lartë. Në Shqipëri nuk ka pasur precedentë përveç Drenovës janë përforcuar masat e sigurisë. Kohët e fundit ka pasur cedim te forcat e policisë, mungesë e furnizimit me punonjës policie. Në të gjithë burgjet e Shqipërisë ka mungesë stafi. Kjo ka çuar që një pjesë shërbimesh të dalin jashtë skemë nga 8 orë kthehen në 12 orë dhe ky është një shqetësim se në një burg të sigurisë së lartë edhe 8 orë janë shumë 12 orë është rraskapitëse. Paga është një nga elementët kryesorë në rritjen e nivelit të sigurisë. Rritja para 8 muajsh ishte qesharake Prej 3 ditësh burgu i Peqinit ishte në proces greve dhe revolte”.

Për gazetarin Kasapi, ka patur një plan të organizuar për vrasjen e Arben Lleshit.  Sipas tij kjo lidhet me një ngjarje hakmarrje për shkak të vrasjes së shqiptarit Agim Hoxha në Angli nga viktima dhe Afrim Lleshi.

Arben Lleshi së bashku me Afrim Lleshin që nuk kanë lidhje farefisnore dyshohet se kanë vrarë një bashkëkombasin e tyre që merrej me trafikun e lëndëve narkotike Agim Hoxha. Afrim Lleshi është dënuar me 32 vite burg. Në gjykatë në Angli ka thënë se e vrava se më kërcënoi për një pazar të shkuar keq të drogës, dhe ajo që rëndon ngjarjen është djegia e makinës kur Hoxha ka qenë në automjet. Të gjitha dyshimet tani të çojnë te Lleshaj, i gjithë informacioni tregon pikëpyetjet e mëdha sesi futen këto armë në sistemin e burgjeve”.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos