Aksident me vdekje në Bulqizë

Nga A2 CNN
20 Mars 2025, 16:26 | Kronikë

Aksident me vdekje në Bulqizë

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Ura e Vocit” në Bulqizë. Policia njofton se rreth orës 15:50 një 64 vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka aksidentuar këmbësoren. Për pasojë 59-vjeçarja vjeçe ka ndërruar jetë. Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit.

Bulqizë/ Informacion paraprak

Rreth orës 15:50, në vendin e quajtur “Ura e Vocit”, Bulqizë, shtetasi S.H., 64 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke aksidentuar  këmbësoren, shtetasen H.M., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos