Aksident me vdekje në Gjirin e Lalzit, viktima një e mitur nga Sllovakia

Nga A2 CNN
7 Korrik 2024, 21:33 | Kronikë

Aksident me vdekje në Gjirin e Lalzit, viktima një e mitur nga

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Gjirit të Lalzit. Policia njofton se një e mitur nga Sllovakia, që kishte ardhur për të kaluar pushimet me familjen në vendin tonë, ka ndërruar jetë, pasi është përplasur nga një makinë.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Kryqëzimi i Lurës, me 8-vjeçaren që është përplasur në momentin kur po kalonte rrugën nga njëri krah në tjetrin.

Rreth orës 20:00, në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalzit, një automjet me drejtues shtetasin G. Gj., 18 vjeç, ka përplasur një shtetase minorene S. S., 8 vjeçe, nga Sllovakia. Si pasojë e përplasjes  8 vjeçarja ka humbur jetën në spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos