I përgjumur në timon, humb kontrollin e automjetit një shofer në aksin rrugor Maliq - Pogradec

Nga Artin Halili
7 Korrik 2024, 15:18 | Kronikë

I përgjumur në timon, humb kontrollin e automjetit një shofer

Aksident me një të plagosur në afërsi të fshatit Çaushli në aksin rrugor Maliq - Pogradec. Mësohet se drejtuesi i mjetit tip "Benz" ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara duke humbur kontrollin.

Sipas policisë, shkak i aksidentit mendohet se është bërë përgjumja e drejtuesit të mjetit, i cili fillimisht nga humbja e kontrollit është përplasur me një barrierë betoni, e më pas edhe me disa pemë duke përplasur edhe një mjet të parkuar e duke përfunduar i përplasur në një shtyllë betoni te tensionit të ulët anës rrugës.

Gjendja e drejtuesit të mjetit është jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos