Një zjarr ka përfshirë varrezat e fshatit Drenovë. Ka qenë banorët dhe shërbimi zjarrfikes ata që kanë bërë të mundur izolimin e zjarrit të cilat ndodhen shumë afër këtij fshatit.
Sipas shërbimit zjarrfikës nuk përjashtohet mundësia që zjarri të ketë ardhur nga pakujdesia e banorëve, nga ndezja e qirinjve në varret e të afërmve të tyre.
Për pasojë janë djegur një sipërfaqe barishtesh ndërsa nuk ka pasur dëme në varreza. (A2 Televizion)