Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në hyrje të qytetit të Gramshit, pranë fshatit Qerret.
Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se nga aksidenti ka mbetur i vdekur një shtetas 50-vjeçar, i identifikuar si Aranit Hysa.
Në aksident janë përfshirë një mjet tip ‘Benz’ dhe një ‘Opel’ dhe veç viktimës, janë plagosur edhe dy shtetas të tjerë.
Dy të plagosurit janë nisur me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Gramsh/Informacion paraprak
Rreth orës 09:00, në aksin rrugor "Gramsh-Cërrik", automjeti me drejtues shtetasin G. K., 21 vjeç, shtë përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. H., 39 vjeç.
Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi A. H., rreth 50 vjec, pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin E. H., si dhe janë dëmtuar shtetasi E. H. dhe pasagjeri tjetër në automjetin e tij, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi G. K. është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor në vendngjarje vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)