Aksident në Përmet. Del jashtë rruge makina, lëndohet drejtuesi i mjetit

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2025, 21:37 | Kronikë

Aksident në Përmet. Del jashtë rruge makina, lëndohet

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Përmet. Një makinë ka dalë jashtë rruge, duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit, shkruan A2.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Përmet-Këlcyrë, në afërsi të kthesës së Kosinës, ku automjeti tip FORD, drejtuar mga S.Alushaj, ka dalë nga rruga teksa ishte duke përshkuar segmentin rrugor nga Përmeti drejt fshatit Kosine, ku drejtuesi jeton.

Sipas konstatimeve te para, mjeti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në fushën aty pranë. Në vendngjarje kanë shkuar forcat policore dhe ndihma e shpejtë. I lënduari është transportuar për në Spitalin e Gjirokastrës, me dëmtime kryesisht në gjymtyrë, por jashtë rrezikut për jetën.

Shkaku i aksidentit mendohet të ketë qenë terreni i rrëshqitshëm si pasojë e reshjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos