Automjeti me targa greke përplas të moshuarin që shpërndante qumësht në Pogradec

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2025, 12:39 | Kronikë

Automjeti me targa greke përplas të moshuarin që shpërndante

Një aksident automobilistik ka ndodhur në hyrje të qytetit të Pogradecit pranë gjimnazit “Gjergj Pekmezi”. Një mjet me targa greke ka përplasur 72-vjeçarin, Fiqiri Maxhari që lëvizte me biçikletë duke e plagosur rëndë atë.

Fiqiri Maxhari, ka qenë duke transportuar qumësht është dërguar me urgjencë në spitalin e Pogradecit ku po merr ndihmën mjekësore.

 

Automjeti me targa greke përplas të moshuarin që shpërndante

Burime nga spitali i Pogradecit bëjnë me dije për A2 CNN se Fiqiri Maxhari ka marrë dëmtime të shumta në kokë dhe fraktura të tjera në trup. Ai po merr ndihmën mjekësore dhe do vlerësohet nga mjekët nëse do të niset në Tiranë apo jo, pasi gjendja e të moshuarit është e rëndë.

Automjeti me targa greke përplas të moshuarin që shpërndante

Mësohet se i plagosur ka qenë duke lëvizur në anë të rrugës në kohën kur është goditur nga mjeti me targa greke.

Në vendngjarje mbërriti policia e cila po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos