Aksident me vdekje në Shkodër

Nga A2 CNN
28 Janar 2025, 11:46 | Kronikë

Aksident me vdekje në Shkodër

Një aksident me vdekje është shënuar paraditen e sotme në “Shkodër-Koplik”. Sipas Policisë 28-vjeçari Klevis Duka ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me motomjetin e drejtuar nga 84-vjeçari Berhan Triepshi. Për pasojë ka humbur jetën i moshuari.

Aksident me vdekje në Shkodër

Shkodër/Informacion paraprak 

Rreth orës 10:15, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, shtetasi K. D.,  28 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me motomjetin me drejtues  shtetasin B. T., rreth 84 vjeç.

Shtetasi B. T. ka humbur jetën, në spital.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Aksident me vdekje në Shkodër

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos