Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së hënë, në Sukth.
20-vjeçari me inicialet S.K. ka humbur kontrollin e automjetit të tij në autostradën Tiranë-Durrës, duke dalë nga rruga, shkruan A2 CNN.
Për shkak të dëmtimeve, 20-vjeçari ka humbur jetën në vendin e aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Në orët e para të mëngjesit, në autostradën “Durrës-Tiranë”, në Sukth, shtetasi S. K., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Për shkak të dëmtimeve, 20-vjeçari ka humbur jetën në vendin e aksidentit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)