Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor “Butrint-Xarrë” ditën e djeshme. Siç bëhet e ditur, një 33-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit në vendin e quajtur “Kolektori i Butrintit”.
Për pasojë, ai ka përfunduar me automjet në kolektorin e ujit duke humbur kështu edhe jetën. (A2 Televizion)