
Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një personi, ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Tiranë.
Sipas policisë, në rrugën e Prushit një makinë është përplasur me një motor dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit dhe ka mbetur e plagosur pasagjerja e motorit, shkruan A2.
Njoftimi i policisë:
Në rrugën e Prushit, automjeti me drejtues shtetasin F. Gj, rreth 23 vjeç është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. T, rreth 40 vjeç.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit si dhe është dëmtuar pasagjeria në motomjet shtetasja A. Gj, rreth 22 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit shtetasi F. Gj, është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme proceduriale.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)