Aksident me 2 të plagosur në aksin rrugor ‘Fier-Libofshë’

Nga A2 CNN
3 Janar 2026, 19:39 | Kronikë
Aksident me 2 të plagosur në aksin rrugor
Foto ilustruese

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor "Fier-Libofshë", ku një automjeti tip ‘Benz’ që drejtohej nga një 55-vjeçar, ka përplasur 2 këmbësorë.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se 2 këmbësorët e aksidentuar ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat pas ngjarjes, ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Fier/ Informacion paraprak-Rreth orës 18:20, në aksin rrugor "Fier-Libofshë", automjeti tip Benz që drejtohej nga shtetasi N. Sh., 55 vjeç, ka përplasur 2 këmbësorë, shtetasit A. M., 62 vjeç, dhe H. M., 55 vjeçe, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi N. Sh., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos