
Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht lidhur me protestën e organizuar mbrëmjen e djeshme nga Partia Demokratike para godinës së Kryeministrisë.
Përmes një njoftimi për mediat, Policia bën të ditur se ka identifikuar 37 persona nga protesta e djeshme, që dyshohet se hodhën molotovë dhe goditën punonjësit e Policisë.
Po ashtu në njoftim Policia bën të ditur se 18 prej tyre janë arrestuar, 17 janë proceduar penalisht dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Ndërkohë Policia bën të ditur po ashtu se nga sulmet e protestuesve, mbetën të lënduar 11 punonjës policie, shkruan A2 CNN.
Gjithashtu mësohet se pas protestës së opozitës janë proceduar penalisht deputetët demokratë Luçiano Boçi, Klevis Balliu, Gazmend Bardhi dhe Ervin Minarolli
Më poshtë emrat e disa prej të arrestuarve:
Anastas Mema
Tomas Koja
Ergi Shkurta
Sali Saraci
Ervis Mirashi
Adrian Toli
Rei Hasko
Bledi Spaho
Eldison Huli
Alket Toska
Leonid Xhebexhiu
Besnik Bali
Elton Hoti
Roni Bizhoti
Hamza Cani
Njoftimi i Policisë:
Tiranë-Hodhën lëndë djegëse (molotovë) dhe kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë, gjatë tubimit të zhvilluar dje, identifikohen 37 shtetas.
Arrestohen 18 prej tyre, procedohen penalisht 17 dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.
Gjatë tubimit u dëmtuan 11 punonjës policie.
Më datë 24.01.2026, rreth orës 17:00, subjekti politik Partia Demokratike zhvilloi një tubim në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë dhe Parlamentit.
Gjatë zhvillimit të tubimit, disa prej pjesëmarrësve kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit që ishin të planëzuar me shërbim për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe kanë hedhur drejt tyre lëndë djegëse (molotovë).
Si rezultat i veprimeve hetimore, u identifikuan 37 shtetas që kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit. Në vijim: -u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. L., 19 vjeç, A. Ll., 26 vjeç, A. L., 24 vjeç, A. M., 30 vjeç, T. K., 25 vjeç, E. Sh., 24 vjeç, S. S., 21 vjeç, E. M., 30 vjeç, A. T., 50 vjeç, R. H., 24 vjeç, B. S., 48 vjeç, E. H., 22 vjeç, A. T., 47 vjeç, L. Xh., 26 vjeç, B. B., 48 vjeç, E. H., 40 vjeç, R. B., 40 vjeç dhe H. C., 20 vjeç; -nisi procedimi penal për shtetasit:B. N, E. V, A. P, K. K., F. P, M. K, D. B, R. K, A. Z, R. T, dhe 3 të mitur;
-u shpallën në kërkim shtetasit S. D dhe E. Ll.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M., me detyrë sekretar organizativ i subjektit politik Partia Demokratike, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” si dhe shtetasit L. B, K. B dhe G. B, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.
11 punonjësit e Policisë që mbetën të dëmtuar gjatë tubimit morën mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund te kënë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar dje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)