Grupi "Rraja", Apeli i GJKKO lë në burg djalin e ish-deputetit të PD dhe persona 7 të tjerë

Nga A2 CNN
25 Janar 2026, 10:58 | Kronikë

Grupi "Rraja", Apeli i GJKKO lë në burg djalin e

Gjykata e Posaçme e Apelit konfirmoi masat e sigurisë “arrest në burg” ndaj 8 personave, të dyshuar si pjesë e grupit kriminal “Rraja”.

Mes tyre, në qeli mbeti edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja. Një trupë e Apelit vlerësoi se nuk kishte ndryshuar asnjë rrethanë ligjore ndaj të dyshuarve për trafikimit të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrjes në një grup të strukturuar kriminal për të zbutur masat e sigurisë ndaj tyre.

Përveç Rexhep Rrajës, me vendim të Apelit, në qeli do të rrinë edhe Përparim Rraja, Islam Sefa, Jani Çavo, Aldo Gjini, Marvin Bushati, Gasmir Rraja dhe Zamir Aliaj. 

Dy të arrestuarit e tjerë nga i njëti operacion, Sokol Qaja dhe Agim Nina nuk e kishin ankimuar masën, shkruan A2 CNN.

Të dyshuarit u arrestuan në dhjetor 2025, pas dyshimeve të SPAK, se janë përfshirënë trafik droge nga Amerika e Jugut drejt vendeve të BE, si edhe nga Shqipëria drejt Gjermanisë eTurqisë.

Hetimi i SPAK ndaj tyre u ndihmua pas zbërthimit të komunikimeve prej tyre në aplikacionin SKY ECC.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos