
Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Peshkopi–Maqellarë, pranë fshatit Dovalan.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.
Po ashtu njoftohet se si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e automjeteve dhe dy bashëshortet e tyre, shtetaset H.J., 55 vjeçe, dhe V.L., 66 vjeçe.
Njëri prej çifteve u dërguan me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë mjekim më të specializuar, shkruan A2 CNN.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Dibër / Informacion paraprak-Rreth orës 15:40, në aksin rrugor Peshkopi–Maqellarë, pranë fshatit Dovalan, janë përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit K.L. 68 vjeç, dhe N.J., 57 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit dhe dy bashëshortet e tyre shtetaset H.J., 55 vjeçe, dhe V.L., 66 vjeçe.
Shtetasi K.L., dhe bashkëshortja e tij shtetasja V.L., u transportuan me helikopter drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)