Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksident rrugor që u regjistrua në zonën e Fierit.
Rreth orës 10:50, në aksin rrugor Fier-Seman, automjeti tip "Benz" me drejtues B. S., 58 vjeç, është përplasur me automjetin e shtetasit R. S., 56 vjeç.
Për pasojë është dëmtuar shtetasi R. S. dhe pasagjerja në automjetin tip "Benz", shtetasja F. Ll., 56 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Policia ndodhet në vendngjarje po heton për shkaqet e aksidentit. (A2 Televizion)