Nga Shkodra në Gjirokastër për të trafikuar emigrantë, kapet 22-vjeçari

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2023, 10:44 | Kronikë

Nga Shkodra në Gjirokastër për të trafikuar emigrantë,

Një 22 vjeçar nga Shkodra është vënë në pranga nga blutë e Gjirokastrës nën akuzën e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.

Shtetasi A.D. u kap në aksin Gjirokastër-Kakavijë teksa po transportonte me mjetin e tij 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, të cilëve iu kishte marrë nga 500 euro për person, për t’i kaluar ilegalisht në vendet e BE.

Automjeti që drejtonte 22-vjeçari u lokalizua në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, ku punonjësit e Policisë i dhanë urdhër për ndalim dhe mundën ta arrestojnë në hyrje të Gjirokastrës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip "Mercedes Benz” dhe 2 celularë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos