Tjetër rast fotografimi vote, arrestohet 43-vjeçari në Spathar të Librazhtit

Nga A2 CNN
11 Maj 2025, 17:21 | Kronikë

Tjetër rast fotografimi vote, arrestohet 43-vjeçari në Spathar

Një 43-vjeçar nga fshati Spathar i Librazhtit është arrestuar nga policia pasi ka fotografuar votën, shkruan A2 CNN.

“Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore Librazhd, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, arrestuan në flagrancë shtetasin M. F., 43 vjeç, për veprën penale "Shkelja e fshehtësisë së votimit". Shtetasi M. F., në qendrën e votimit nr 2742, në fshatin Spathar, gjatë procesit të votimit, dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit”, tha policia.

Atij iu sekuestrua aparati celular i përdorur në këtë rast, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos