“Luani” i Pogradecit u arrestua, nipërit e tij dhunojnë gruan dhe djalin e komisionerit të PS

Nga A2 CNN
11 Maj 2025, 14:00 | Kronikë

“Luani” i Pogradecit u arrestua, nipërit e tij dhunojnë

Ka agravuar situata në Pogradec. Pasi policia vuri në pranga simpatizantin e Partisë Demokratike, Luan Tollozhina, i cili dhunoi komisionerin socialist dhe një votuese, nipërit e 63-vjeçarit kanë dhunuar bashkëshorten dhe djalin e tij.

Rreth orës 13:00, në Pogradec shtetasit R. T., dhe E. M., D. M., (nipërit e shtetasit të arrestuar L. T.), pas konfliktit të  ndodhur në qendrën e votimit nr. 3901, kanë shkuar në banesën e shtetasit E. G., 52 vjeç, (komisioner i kësaj qendre votimi), dhe kanë goditur  familjarët e 52-vjeçarit (bashkëshorten dhe djali)”, informon policia.

Në vijim policia bën me dije se djali i komisionerit 52-vjeçar po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet në ambientet e Komisariatit për të dhënë kallëzim.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe kapjen dhe shoqërimin e këtyre  shtetasve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos