All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Sekuestrohen çeqe me vlerë 1 milion dollarë, arrestohen dy italianë në Han të Hotit

Nga A2 CNN
26 Prill 2024, 10:46 | Kronikë
All - Paragraf - 1

Sekuestrohen çeqe me vlerë 1 milion dollarë, arrestohen dy

Dy shtetas italianë janë arrestuar për falsifikim të letrave me vlerë, nga efektivët e policisë Kufitare në doganën e Hanit të Hotit, teksa tentonin të largoheshin nga Shqipëria.

All - Paragraf - 3

Uniformat blu bëjnë me dije se në automjetin e Roberto Musumeci dhe Cristiano Sia janë gjetur 2 pako me çeqe të dyshuara si të falsifikuara, me vlerë totale 1 milion dollarë.

“Në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, automjeti me të cilin udhëtonin shtetasit R. M. 44 vjeç dhe C. S. 49 vjeç, në bagazhin e të cilit janë gjetur 2 pako me çeqe të dyshuara të falsifikuara, me vlerë 2000 dollarë secili (vlera totale 1 milion dollarë). Çeqet e padeklaruara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin, 1700 euro, vulat dhe 2 celularë.” (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos