Aksident me pasojë një të vdekur në Vlorë

Nga A2 CNN
6 Gusht 2024, 12:09 | Kronikë

Aksident me pasojë një të vdekur në Vlorë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një automjet ka përplasur një motor. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit, rreth 70 vjeç.  

“Në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Triportit”, automjeti me drejtues shtetasin N. P. është përplasur me një motomjet me drejtues një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 70 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital. 

Drejtuesi i automjetit, shtetasi N. P., është shoqëruar në komisariat, për veprimet procedurale.  

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e drejtuesit të motomjetit”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos