Aksident në aksin Fier-Levan, mjeti përfundon në kanal

Nga A2 CNN
13 Gusht 2025, 22:19 | Kronikë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan, në vendin e quajtur “Kthesa e Azotikut” ku janë përplasur dy automjete, një tip “Mercedes” dhe një tip “Citroen”.

Si pasojë e përplasjes, njëri prej mjeteve ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos