Dyshohen për falsifikim prone, mbërrijnë në gjykatën e Fierit 4 të arrestuarit, mes tyre dy ish-drejtuesit e ASHK

Nga Çaku Tafa
19 Shtator 2026, 12:19 | Kronikë

Dyshohen për falsifikim prone, mbërrijnë në gjykatën e

Sapo kanë mbërritur pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, 4 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Stolen Land”, dy ish-drejtuesit e ASHK Ertis Shehu dhe Bardhyl  Kapaj, specialisti Piro Çela dhe biznesmenin Kastriot Hasko.

Ekzekutimi i masave të sigurisë u krye pasi dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kanë regjistruar një sipërfaqe toke prej 1143 hektarësh në pronësi të shtetasit Kastriot Hasko duke shfrytëzuar pozicionet e tyre të punës si dhe duke falsifikuar dokumentacionin përkatës. Mbi ta rëndojnë veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” , “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”.

Të 4 këta shtetas do të dalin para trupit gjykues të përbërë nga gjyqtare Bora Shaholli dhe prokurore Irma Velo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos