Aksident në aksin Fushë Arrëz–Bajram Curri, plagoset rëndë një person, niset me helikopter drejt Traumës

Nga Senad Nikshiqi
4 Gusht 2026, 11:48 | Kronikë

Aksident në aksin Fushë Arrëz–Bajram Curri, plagoset

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Fushë Arrëz–Bajram Curri, në afërsi të fshatit Porav, ku janë përfshirë një automjet tip fuoristradë dhe një motomjet.

Sipas të dhënave paraprake, përplasja ka qenë e fortë, duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e motorit, i identifikuar si A. Uka.

Fillimisht ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Bajram Currit, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore është kërkuar ndërhyrja e helikopterit për ta dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku do të marrë trajtim të specializuar, shkruan A2CNN. 

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë kryer veprimet e para hetimore dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos