Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të hënës në aksin Lezhë-Milot, raporton A2 CNN. Një makinë dyshohet se ka përplasur për vdekje një këmbësor në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit.
Viktima dyshohet se është rreth 50 vjeç.
Nga pamjet e siguruara nga A2 CNN shihet makina tip Ford Kuga, e cila është përplasur me stendën e frutave dhe perimeve të një dyqani që ndodhej në anë të rrugës.
Policia dhe grupi hetimor janë nisur për në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e plota të këtij aksidenti. (A2 Televizion)