Aksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë

Nga A2 CNN
5 Mars 2025, 21:35 | Kronikë

Aksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë

Një aksident ka ndodhurmbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Goranxi në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë. mësohet se një automjet ka përplasur një motomjet dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, një 63-vjeçar, i cili ndodhet në spitalin e Gjirokastrës. Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit.

Njoftimi i Policië Dropull/Informacion paraprak

Rreth orës 20:35, në aksin rrugor "Gjirokastër-Kakavijë", në afërsi të fshatit Goranxi, automjeti me drejtues shtetasin A. K., 49 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin A. V., 63 vjeç, banues në fshatin Bulo, Libohovë.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi A. V., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos