Përfshihet nga flakët një makinë në lëvizje në Elbasan

Nga A2 CNN
5 Mars 2025, 11:05 | Kronikë

Përfshihet nga flakët një makinë në lëvizje

Një automjet është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje në qytetin e Elbasanit. Incidenti ka ndodhur pranë ambulancës qendrore të qytetit, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Pas njoftimit, autoritetet kanë reaguar menjëherë, dhe forcat e policisë dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, shkruan A2 CNN.

Shërbimi i zjarrfikëses ka vepruar shpejt dhe ka mundur të shuajnë flakët plotësisht, duke parandaluar përhapjen e zjarrit dhe rrezikun. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos