Është dorëzuar në policinë e Tiranës avokati Radovan Çela, i cili ishte në hetim për dosjen “Toyota Yaris”.
Çela ishte në kërkim për dosjen ku u arrestua kreu i prokurorisë Vlorë, Aurel Zarka. Dosja për këtë të fundit u veçua nga personat e tjerë të arrestuar më herët. Tashmë, në kërkim vijojnë të jenë Erjona Daupaj, oficere e BKH, si dhe Astrit Vladi.
Çela akuzohet për korrupsion aktiv të gjyqtarit dhe prokurorit, si dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë, kryer dy herë, si dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm, kryer 5 herë. (A2 Televizion)