Aksident në aksin Këlcyrë-Përmet, plagoset drejtuesi nga Shkodra

Nga A2 CNN
30 Janar 2025, 11:54 | Kronikë

Aksident në aksin Këlcyrë-Përmet, plagoset drejtuesi nga

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Këlcyrë-Përmet, afër Nënstacionit Elektrik. Një automjet tip Opel ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal. A2 CNN mëson se për pasojë ka mbetur i plagosur shoferi me iniciale S.K. nga qyteti i Shkodrës.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë rrugore dhe ndihma e shpejtë. Nga përplasja në kanal shoferi shkodran është dëmtuar në trup dhe është dërguar në spital për mjekim.

Ndërkohë që zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje për të siguruar perimetrin, pasi mjeti ka implant gazi dhe mund të shpërthejë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos