Prag tragjedie në Korçë, hyn në repartin e dializës me bidon benzine dhe kërcënon stafin

Nga A2 CNN
30 Janar 2025, 10:59 | Kronikë

Prag tragjedie në Korçë, hyn në repartin e dializës

Një person ka kërcënuar personelin e shërbimit mjekësor në repartin e dializës, në Korçë.

Burime të siguruara thanë se një pacient i shërbimit të dializës paraditen e sotme ka hyrë brenda ambienteve të këtij shërbimi me një bidon benzinë duke kërcënuar infermierët e dializës se do t'i vinte flakën vetes dhe repartit, shkruan A2.

Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, brenda repartit kanë qenë 20 pacientë duke marrë shërbimin e dializës, por ndërhyrja e shpejtë e forcave të policisë ka shmangur një ngjarje shumë të rëndë.

I njëjti burim tha se pacientit i ka rënë nga dora bidoni i benzinës pa arritur t'i vinte flakën.

Pacienti është shoqëruar në komisariatin e Korçës ku dhe po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa grupet e ekspertëve janë në vendngjarje për të zbardhur atë çka ka ndodhur paraditen e sotme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos