Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Lumalas. Në përplasjen janë përfshirë tre automjete, ku njëri prej tyre mbante targa greke, shkruan A2 CNN.
Fatmirësisht, aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa brenda njërës prej makinave udhëtonin edhe fëmijë. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit dhe për të normalizuar qarkullimin në këtë segment rrugor.
Ky aks rrugor, që lidh qytetin e Korçës me Maliqin, vijon të mbetet i ngarkuar, veçanërisht gjatë ditëve festive, duke rritur nevojën për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve. (A2 Televizion)