Arrestohet 29-vjeçari në Vlorë, zbardhen 7 vjedhje të kryera prej tij në dhjetor

Nga A2 CNN
2 Janar 2025, 13:03 | Kronikë

Arrestohet 29-vjeçari në Vlorë, zbardhen 7 vjedhje të

Policia e Vlorës ka arrestuar një 29-vjeçar, i cili akuzohet për disa vjedhje në qytetin bregdetar.

Nga veprimet hetimore rezulton se ky shtetas, i maskuar me kapuç, pelerinë dhe dorashka, dhe nën përdorimin e sendeve si çekan dhe levë, ka kryer vjedhje me thyerje në markete të ndryshme në qytetin e Vlorës, konkretisht:

• Më 12.12.2024, në lagjen “Pavarësia”, në një market ka vjedhur steka cigare dhe një shumë parash nga kasa e lekëve;

• Më 16.12.2024, në lagjen “1 Maji”, në një market, ka vjedhur një shumë parash;

• Më 18.12.2024, në lagjen “Lef Sallata”, në një market, ka vjedhur një shumë parash;

• Më 23.12.2024, në lagjen “Lef Sallata”, ka tentuar të vjedhë një market;

• Më 24.12.2024, në të njëjtën lagje, ka vjedhur në një market një shumë parash;

• Më 29.12.2024, në lagjen “Pavarësia”, ka vjedhur dy markete, duke marrë produkte dhe një shumë parash.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: një pelerinë me kapuç, një levë, dy çekanë, një palë dorashka dhe disa produkte të vjedhura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos