Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Fier- Kraps.
Një mjet është përplasur me një motoçikletë dhe si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi i motorit ka përfunduar në rrugë me dëmtime.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca e cila e ka transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.
NJOFTIMI I POLICISË
Rreth orës 18:20, në aksin rrugor "Fier-Kraps", motomjeti me drejtues shtetasin S. G., 32 vjeç, banues në Plykë, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. Sh., 43 vjeç, banues në Tiranë.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, në kujdesin e
mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)