Sherr me sende të forta në Tiranë, dhunohet djali i një oficeri të Krimeve të Rënda

Nga Xhensila Kodra
29 Dhjetor 2024, 12:08 | Kronikë

Sherr me sende të forta në Tiranë, dhunohet djali i një

Një sherr me sende te forta dhe grushte ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku disa të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Një prej personave të dhunuar mësohet se është djali i një oficeri të krimeve të rënda në Policinë e Shtetit. Ndërsa në sherr është përfshirë edhe djali i një ish-zyrtari të policisë së burgjeve, shkruan A2 CNN.

Në komisariat janë shoqëruar 3 persona për t’u marrë në pyetje. Mësohet se sherri ka nisur për motive të dobëta pas disa debateve që kanë pasur në rrjetin social TikTok. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos