Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga një 34-vjeçar nga Bulqiza pasi dyshohet se pak pas mesnate, në gjendje të dehur, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë nga një automjet në rrugën “Xhorxh Bush” në Kamëz, shkruan A2.
“Në gjendje të dehur, qëlloi me armë zjarri në ajër nga automjeti dhe më pas e hodhi armën në një lumë, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari.
Vijojnë kontrollet e pandërprera për gjetjen e armës së zjarrit. Sekuestrohet automjeti në cilësinë e provës materiale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Xhorxh Bush” një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri nga mjeti me të cilin qarkullonte, menjeherë organizuan punën me qëllim kapjen dhe vënien në pranga të autorit të dyshuar.
Në vijim të veprimeve të shpejta dhe profesionale u kapja dhe arrestimi i shtetasit M.P, 34 vjeç, banues në Bulqizë.
Ky shtetas dyshohet se në gjendje të dehur, ka qëlluar në ajër, me armë zjarri pistoletë, pas mesnatës, në rrugë, dhe më pas e ka hedhur në një lumë në Laknas. Nga të shtënat nuk ka patur dëmtime.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. (A2 Televizion)