Aksident në aksin rrugor Shkozet-Plepa, një i lënduar

Nga Elitjona Doko
30 Korrik 2024, 16:22 | Kronikë

Aksident në aksin rrugor Shkozet-Plepa, një i lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Shkozet-Plepa në Durrës. Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur për shkak se një motorist i ka prerë rrugën automjetit tip “Mercedes Benz”.

Si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motomjetit, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, në aksin rrugor Plepa-Durrës, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 66 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin F. M., 44 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar 44-vjeçari i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos