Padia e Belerit kundër dekretit të Begajt për zgjedhjet në Himarë, sot seanca në Gjykatën Administrative

Nga A2 CNN
30 Korrik 2024, 11:12 | Kronikë

Padia e Belerit kundër dekretit të Begajt për zgjedhjet në

Është zhvilluar sot seanca e dytë në Gjykatën Administrative për padinë e Fredi Belerit kundër dekretit të Presidentit Begaj për zgjedhjet që do të mbahen më 4 gusht në Himarë.

Sipas avokates së Fredi Belerit dhe PBDNJ, Klodiana Gjyzari, "presidenti caktoi një datë pa skaduar afati që Fredi Beleri të ankimojë vendimin e KQZ-së". Gjyzari theksoi se ai "ka të drejtë deri më 5 gusht ora 16:00".

Ndërsa përfaqësuesja e Presidencës u shpreh: “Presidenti u vu në lëvizje pasi organi kompetent shpalli vakancën, e po ashtu një organ tjetër kompetent e njoftoi zyrtarisht. PBDNJ e ka njohur datën 4 gusht, sepse ka vijuar me regjistrimin e kandidatit dhe fushatën. Paditësi Beleri nuk duhet të legjitimohet si palë”.

Fredi Beleri, i kërkoi Gjykatës Administrative të Tiranës të pezullojë dekretin e presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në këtë bashki.

Padia e Belerit kundër dekretit të Begajt për zgjedhjet në

Kërkesa që i është dërguar gjykatës, do të thotë pezullim i efekteve të këtij dekreti dhe procesit zgjedhor në këtë bashki.

Më 5 korrik, Presidenti Begaj dekretoi 4 gushtin si datë për zgjedhjet e reja në Himarë, menjëherë pasi KQZ vendosi heqjen e mandatit të Belerit si kryebashkiak i Himarës, pas dënimit të tij me 2 vite burg nga Apeli i GJKKO për korrupsion zgjedhor.

Në kërkesën e tij Beleri argumenton se do të ankimojë vendimin e KQZ-se dhe deri atëherë kërkon pezullimin e zbatimit të aktit administrativ. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos