Përplasen dy mjete në Këlcyrë, 5 të plagosur

Nga A2 CNN
30 Korrik 2024, 15:23 | Kronikë

Përplasen dy mjete në Këlcyrë, 5 të plagosur

Pesë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Këlcyrë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, në afërsi të fshatit Kodër, ku janë përplasur mjeti tip furgon me drejtues shtetasin G. F., dhe automjeti me drejtues shtetasin S. O.

Si pasojë janë dëmtuar 5 persona, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.  

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos